Tuchel shpall listën e Anglisë për Botërorin, trajneri gjerman lë jashtë disa yje të mëdhenj të futbollit europian

22/05/2026 11:23

Trajneri i kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel, ka bërë publike listën e 26 futbollistëve që do të jenë pjesë e ekipit në Botërorin e SHBA.

Në skuadrën e “Tre Luanëve” ka aq shumë mundësi zgjedhjeje, sa teknikut gjerman i është dashur të lërë jashtë emra të mëdhenj të futbollit europian. Alexander-Arnold, Tomori, Palmer, Maguire, Foden apo Calvert Lewin është dashur të lihen jashtë skuadrës. Vendime të rënda, që me siguri do të prodhojnë edhe shumë polemika në media dhe opinionin sportiv.

“Ka pasur shumë telefonata në tre ditët e fundit, shumë kohë e kaluar duke reflektuar dhe duke vendosur. Jam i emocionuar dhe gati për të ikur në Botëror sepse, kur merr vendimet e duhura, kjo të jep një avantazh dhe qartësi. Mezi pres të hip në aeroplan”, argumentoi shkurtimisht Tuchel mbi listën.

LISTA ZYRTARE E ANGLISË

Portierë: Jordan Pickford (Everton), Dean Henderson (Crystal Palace), James Trafford (Manchester City).

Mbrojtës: Reece James (Chelsea), Tino Livramento (Newcastle), John Stones (Manchester City), Marc Guéhi (Manchester City), Ezri Konsa (Aston Villa), Dan Burn (Newcastle), Jarell Quansah (Bayer Leverkusen), Nico O’Reilly (Manchester Stepence).

Mesfushorë: Jordan Henderson (Brentford), Elliot Anderson (Nottingham Forest), Declan Rice (Arsenal), Kobbie Mainoo (Manchester United), Eberechi Eze (Arsenal), Jude Bellingham (Real Madrid), Morgan Rogers (Aston Villa).

Sulmuesit: Bukayo Saka (Arsenal), Noni Madueke (Arsenal), Marcus Rashford (Barcelona), Anthony Gordon (Newcastle), Harry Kane (Bayern Munich), Ollie Watkins (Aston Villa), Ivan Toney (Al-Ahli).

Top Channel