LIVE/ Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer kontrolle në qelitë e Fierit.
Pas kontrolleve është gjetur një telefon “iPhone”, që i përkiste të dënuarit L.K., i cili u dërgua më pas në veçim.
“Kontroll për sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier
Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, ka ushtruar kontroll në ambientet e institucionit.
Kontrollet janë zhvilluar në godinën B sektori 1 dhe 2. Gjatë kontrollit të dënuarit L.K është konstatuar dhe sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone”. Për rastin u mbajt raport incidenti dhe i dënuari u dërgua në veçim, ndërsa materialet procedurale iu referuan strukturave përkatëse”, thuhet në njoftim.
Top Channel