Miliona nga Mynihu/ Bayerni gati të transferojë mbrojtësin e Interit, zikaltërit nisin planin për merkaton
Atmosferë festive te Inter në Arena Civica të Milanos, ku skuadra zikaltër festoi para mijëra tifozëve fitimin e dy trofeve madhorë, Scudetto-s dhe Kupës së Italisë.
Pas një ndeshjeje simbolike kundër Legjendave Nerazzurre, ekipi i drejtuar nga Cristian Chivu zhvilloi një seancë stërvitore që u kthye në një paradë të vërtetë për tifozët.
Në aktivitet munguan disa prej yjeve të ekipit, mes tyre Hakan Çalhanoğlu, Marcus Thuram dhe Denzel Dumfries, të cilët janë liruar përpara angazhimeve të Kupës së Botës.
Para nisjes së ceremonisë, presidenti i klubit Beppe Marotta mbajti një fjalim ku nuk munguan edhe thumbat ndaj rivalëve të qytetit, Milan.
“Ne donim të festonim në këtë arenë, ikonë të qytetit, sepse ne jemi skuadra e Milanos, i vetmi klub me dy yje. Në këtë qytet, vetëm Interi i ka”, deklaroi Marotta.
Ai falënderoi gjithashtu ish-presidentin legjendar Massimo Moratti, i cili ishte i pranishëm në Arena Civica së bashku me figura historike të klubit si Javier Zanetti.
Një tjetër moment i rëndësishëm ishte prezantimi i fanellës së re të sezonit 2026/27, të cilën lojtarët zikaltër e veshën për herë të parë në selinë e Nike në Milano Porta Nuova.
Top Channel