Triumfi i dyfishtë i Interit në Itali, Marotta ‘thumbon’ kuqezinjtë e Milanit: Jemi i vetmi klub në këtë qytet me dy yje
Milan po përgatitet për ndeshjen ndaj Cagliarit, një sfidë që mund të ketë ndikim të rëndësishëm në ecurinë e sezonit, ndërsa në klub mbeten ende të hapura çështje të brendshme që pritet të qartësohen javën e ardhshme.
Trajneri Massimiliano Allegri ende nuk ka vendosur përfundimisht për repartin ofensiv, ku në balotazh janë disa emra të rëndësishëm.
Në sulm, pritet me siguri aktivizimi i Christopher Nkunku, ndërsa vendi tjetër në formacion mund të ndahet mes Rafael Leão, Christian Pulisic ose Santiago Giménez.
Vëmendja më e madhe është te e ardhmja e Leãos, i cili po kalon një periudhë me kritika nga tifozët dhe pasiguri për vazhdimin e tij te Milan. Rinovimi i kontratës së tij, që skadon në vitin 2028, është aktualisht i pezulluar, ndërsa mundësia e një largimi po shqyrtohet seriozisht nga drejtuesit e klubit.
Sipas raportimeve, për sulmuesin portugez interes kanë shfaqur disa klube të mëdha evropiane, mes tyre Manchester United, që prej kohësh po e ndjek situatën e tij dhe ka dërguar përfaqësues për ta vëzhguar në ndeshje të ndryshme në San Siro.
Një tjetër opsion i përmendur është edhe Al-Hilal SFC, i drejtuar nga Simone Inzaghi, i cili nuk përjashton një ofertë të rëndësishme financiare.
Në këtë rast, Leão do të ribashkohej me shokun e tij të afërt Theo Hernández, megjithatë sulmuesi 26-vjeçar raportohet se preferon të vazhdojë karrierën në futbollin elitar europian.
Top Channel