Prapaskenat e grumbullimit të Neymar për Botërorin 2026/ Ancelotti hezitoi deri në momentin e fundit, si ndryshoi mendje tekniku italian
Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, ka reaguar me zhgënjim pasi mbeti jashtë listës së Anglisë për Kupën e Botës 2026.
Futbollisti anglez deklaroi se ishte i bindur se mund të luante një rol të rëndësishëm për kombëtaren këtë verë, pas formës së treguar gjatë sezonit.
“Jam i shokuar dhe i dëshpëruar nga ky vendim. Besoja se mund të kontribuoja shumë për vendin tim pas sezonit që kam zhvilluar”, shkroi Maguire në rrjetin social X.
33-vjeçari shtoi se përfaqësimi i Anglisë ka qenë gjithmonë krenaria më e madhe për të dhe u uroi sukses lojtarëve të grumbulluar për turneun.
Trajneri Thomas Tuchel pritet të publikojë zyrtarisht listën me 26 lojtarë për Kupën e Botës, ndërsa mediat britanike raportojnë se vendin e Maguire në skuadër e ka marrë mbrojtësi i Chelsea, Levi Colwill.
Maguire ka qenë një nga lojtarët kyç të Anglisë në vitet e fundit, duke ndihmuar ekipin të arrijë në dy gjysmëfinale radhazi të Kupës së Botës dhe në finalen e Kampionatit Europian 2020.
Pavarësisht se kishte rikthyer vendin në kombëtare gjatë grumbullimit të fundit ndërkombëtar, vendimi i Tuchel duket se i ka dhënë fund shpresave të tij për të qenë pjesë e Botërorit 2026.
Top Channel