E moshuara tenton sërish të vetëhidhet nga kati i 6-të i një pallati në Pogradec. Fqinjët: Pjesën më të madhe të kohës qëndron e mbyllur në banesë
20/05/2026 09:08
Një e moshuar e cila dyshohet se vuan nga skleroza ka tentuar të vetëhidhet nga kati i 6 i një pallati në afërsi të Xhamisë në Pogradec.
Sipas informacioneve nga vendngjarja ky është një rast i përsëritur, ndërsa kanë qenë vetë fqinjët të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë, ku u bë i mundur parandalimi i ngjarjes, ndërsa e moshuara tani po merr kujdes mjekësor ne banesë.
Fqinjët jashtë kamerave bëjnë te ditur se e moshuara pjesën më te madhe të kohës qëndron e mbyllur në banesë, ndërsa jeton me vajzën e saj.
Top Channel