Pritja 22 vjeçare e Arsenalit mori fund. Topçinjtë e Londrës u shpallën kampionë të Anglisë falë barazimit të Manchester City në fushën e Bournemouth.

Qindra tifozë të Arsenalit ishin mbledhur rreth stadiumit Emirates në Londë, për të ndjekur këtë ndeshje dhe në përfundim të saj ata shpërthyen të gjithë në festë. Erling Haaland barazoi në çastet e fundit golin e Junior Kroupi, por për Citizens ishte shumë vonë për të të bërë diçka për të shtyrë çështjen e titullit për në ndeshjen e javës së fundit.

Arsenali do të ngrejë trofeun e titullit në Selhurst Park të dielën në përfundim të kampionatit, por skuadra e Mikel Artetës do të duhet të presë për të bërë festën e madhe të titullit pasi tani ka edhe finalen e Ligës së Kampioneve me Paris Saint Germainit, edhe kjo një arritje historike për Topçinjtë që kthehen në një event të tillë pas 20 vitesh.

Video e festimeve të tifozëve të Arsenalit në Londër

Top Channel