Humbi jetën gjatë zhytjes në Maldive, prek partneri i 22-vjeçares: Duhet të kemi guximin të duam më shumë
Ish-kryeministri i Spanjës, José Luis Rodríguez Zapatero, është vënë nën hetim penal nga drejtësia spanjolle lidhur me dyshimet për ushtrim ndikimi në shpëtimin me 53 milionë euro të linjës ajrore “Plus Ultra” gjatë pandemisë së Covid-19.
Hetimi ndaj ish-kryeministrit spanjoll për shpëtimin e linjës ajrore ngre akuza për korrupsion politik
Vendimi i gjykatës ka rikthyer në qendër të debatit akuzat për korrupsion dhe përdorim të fondeve publike në nivelet më të larta të politikës spanjolle.
Sipas mediave spanjolle, Zapatero është urdhëruar të paraqitet më 2 qershor në Gjykatën e Lartë Penale “Audiencia Nacional”, ndërsa hetimet fokusohen te mënyra se si u miratua ndihma shtetërore për kompaninë ajrore në vitin 2021.
Prokurorët po shqyrtojnë nëse fondet publike janë përdorur në mënyrë të paligjshme dhe nëse linja ajrore ka shërbyer për pastrim parash të lidhura me Venezuelën. Në kuadër të hetimit, policia antikorrupsion ka kontrolluar edhe zyrën e ish-kryeministrit.
Zapatero ka mohuar çdo akuzë, duke deklaruar se nuk ka marrë komisione nga kompania “Plus Ultra”, edhe pse ka pranuar se ka kryer shërbime konsulence për një biznesmen të lidhur me kompaninë.
Çështja ka shtuar presionin politik mbi socialistët në Spanjë, ndërsa edhe kryeministri aktual Pedro Sánchez përballet me hetime dhe akuza që prekin familjarë dhe ish-zyrtarë të qeverisë së tij.
Top Channel