Banorët e ishullit iranian Qeshm kanë raportuar dëgjimin e shpërthimeve, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet iraniane për natyrën e incidentit.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore iraniane Mehr, e cila thekson se po kryhen verifikime për shpërthime të mundshme në zonë.
Qeshm konsiderohet një pikë strategjike për Iranin, pasi ndodhet pranë hyrjes së Ngushticës së Hormuzit, korridori detar nga ku kalon një pjesë e madhe e furnizimit botëror me naftë dhe gaz.
Që prej nisjes së konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, ishulli është kthyer në një zonë me rëndësi të lartë ushtarake. Sipas raportimeve, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është akuzuar më herët për përdorimin e ishullit në operacione kundër forcave amerikane në rajon.
Autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë detaje mbi incidentin, ndërsa priten informacione të tjera në orët në vijim.
Top Channel