Sa dhe si do të kishin votuar të dielën

19/05/2026 10:59

Nga Eduard Zaloshnja

Në sondazhin tim të fundit për ‘Zërin e Shqiptarëve’, 1223 banorë të rritur të vendit e plotësuan pyetësorin e shpërndarë përmes një linku me SMS krejt të rastësishme në të gjithë Shqipërinë. Kampioni u kolaudua statistikisht, që t’i përfaqësonte sa më afërsisht 1.9 milionë banorët e rritur të vendit gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht (me marzh gabimi statistikor +/-2.8%).

Nga përgjigjet e të anketuarve, mund të ekstrapolohet përafërsisht se sa dhe si do të kishin votuar të dielën në Shqipëri, në qoftë se do të ishin zhvilluar zgjedhje parlamentare (meqë kampioni përfaqëson statitistikisht popullsinë e rritur të vendit).

Kështu, nga rreth 1.9 milionë banorë të rritur që ka vendi, rreth 0.98 milion do të kishin votuar të dielën. Dhe votat e tyre do të ndaheshin si vijon: PS rreth 660 mijë, PD-ASHM rreth 310 mijë, parti të tjera të vogla rreth 12 mijë (shihni më poshtë Grafikun 1).

Po si votuan vjet ata që nuk votojnë sot në Shqipëri?

Nga rreth 0.92 milion që nuk do të votonin sot, votuan vjet për PS-në rreth 105 mijë, për PD-ASHM rreth 190 mijë, për partitë e tjera vogla rreth 188 mijë, dhe 435 mijë nuk votuan fare (shihni më poshtë Grafikun 2).

Top Channel