Konflikti në Lindjen e Mesme, forcat amerikane sekuestron anijen cisternë të Iranit në Oqeanin Indian
Në puntatën e parë të “Punë pa Teka”, të rinjtë ishin në qendrën shëndetësore Dajç, ku mësuan se si ishte dita e stafit që punon në këtë qendër.
Ata u njohën edhe më rastin e një të moshuareje, e cila vuante prej vitesh nga sëmundja e Alzheimerit.
Të rinjtë udhëtuan në shtëpinë e saj, me stafin dhe gazetaren Kristi Gongo, pasi e moshuara nuk mund të merrte shërbimin në spital.
Bashkëshorti i saj, i përlotur, u shpreh se ajo vuante prej 30 vitesh nga kjo sëmundje.
Pjesë nga biseda:
I moshuari: Ajo vuan tre sëmundje. Tre sëmundjet më të rënda. E para është Alzheimer.
Gazetarja: Juve ju njeh?
I moshuari: Kjo është në këtë gjendje. Nuk flet. Nuk komunikon, por mua më njeh.
Gazetarja: Vetë e pastron?
I moshuari: Po, shumicën e rasteve e bëj vetë. Të gjitha i blej. Shkoj dhe marr furnizim për një muaj. Ka filluar që ushqehet me shiringa.
I riu: Po fëmijë?
I moshuari: Nuk kemi fëmijë. Dy herë… nuk kemi. Dy herë ka dështuar. Ishte me temperaturë 40. Erdhën mjekët, e panë që nuk përmirësohej dhe më thanë ta çoja në spital.
Top Channel