Rubio siguron ndërkombëtarët: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 23/06 22:59
Një avion luftarak i NATO-s ka rrëzuar një dron në Estoni, që dyshohet të jetë ukrainas, tha Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur.
Pevkur tha se një dron hyri në hapësirën ajrore të Estonisë dhe u rrëzua nga avionë luftarakë baltikë mbi liqenin Vorcierv.
“Incidenti me dronin ka mbaruar pa probleme”, shtoi ai.
Sipas Reuters, rrëzimi i dronit është i fundit në një seri shkeljesh të hapësirës ajrore në rajonin që kufizohet me Rusinë. Që nga marsi, disa dronë ushtarakë ukrainas kanë hyrë në hapësirën ajrore të anëtarëve të NATO-s, Finlandës, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë, të cilat kufizohen me Rusinë.
Kryeministri i Letonisë dha dorëheqjen javën e kaluar për shkak të trajtimit të shkeljeve.
Top Channel