E çuditshme, por e vërtetë! Kontrabanda milingonave alarmon Kenian, shiten qindra euro Tajvani nuk do të provokojë konflikte, por as nuk do të heqë dorë nga sovraniteti i tij: Pas samitit të Donald Trump me Xi Jinping ku presidenti kinez i lëshoi SHBA-së sinjale të qarta në raport me pavarësinë e ishullit, presidenti tajvanez Lai Ching-te la të kuptohet se dëshiron vazhdimin e status quo-së.
Xi i tha Trump se Tajvani ishte “çështja më e rëndësishme” në marrëdhëniet dypalëshe dhe keqmenaxhimi mund të shkaktojë konflikt. Shefi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëri paskësaj se nuk dëshiron “të shohë ndonjë deklaratë pavarësie”, duke theksuar se politika e SHBA-së ndaj Tajvanit nuk ka ndryshuar dhe nuk kërkon përplasje me Pekinin.
Lai, ashtu si paraardhësja e tij, Tsai Ing-ëen, i qëndronë idesë se nuk është e nevojshme shpallja formale e pavarësisë, pasi Tajvani tashmë konsiderohet një vend sovran. Lai theksoi se Tajvani është një vend demokratik dhe i pavarur, dhe e ardhmja e tij duhet të reflektojë vullnetin e qytetarëve. Shumica e banorëve mbështesin ruajtjen e linjës aktuale: as bashkim me Kinën, as shpallje të pavarësisë. Lai shtoi se Tajvani është i gatshëm për dialog të shëndetshëm me Kinën, por refuzon përdorimin e “bashkimit” si pretekst për presion.
Në dhjetor, administrata Trump miratoi shitje armësh prej 11 miliardë dollarësh, çka acaroi Pekinin që nga ana e tij e rriti presionin ushtarak mbi Tajvanin.
Top Channel