Opinion/ Kim Mehmeti: Le të mos e mësojmë dhe le të mos e flasim gjuhën maqedonase!?

18/05/2026 21:36

Nga Kim Mehmeti

Ekziston një mënyrë shumë “praktike” për ta barazuar gjuhën shqipe me atë maqedonase: të veprojmë ashtu si bashkëqytetarët tanë maqedonas, të cilët nuk e mësojnë dhe nuk e flasin gjuhën shqipe?

Madje të shkojmë edhe një hap më tutje: të kemi institucionet tona, ku ata do të vijnë me përkthyes në gjuhën e tyre, ndërsa ne tek ata me përkthyes në gjuhën tonë.

Mbase vetëm këtë “gjuhë” do e kuptojnë ata që e pëlqejnë vetëm shqiptarin e vdekur dhe që nuk e duan Maqedoninë që do të fliste edhe shqip!

Dhe ndoshta vetëm kështu qarqet antishqiptare maqedonase do ta kuptojnë se mirësia jonë për t’ua njohur të gjitha tiparet etnike e gjuhësore nuk është dobësi, as nënshtrim ynë përballë forcës maqedonase.

Ndërkohë, duhet pranuar se sunduesit maqedonas sillen me përbuzje ndaj shqiptarëve të këtushëm edhe për shkakun se vasalët e VLEN-it bëjnë politikë me pantallona nëpër këmbë!

Top Channel