Thellohet tragjedia në Maldive, zhytësi humb jetën gjatë kërkimit të trupave të italianëve të zhdukur
Një fluturim i kompanisë ajrore Qantas nga Melbourne i Australisë drejt Dallasit në SHBA u detyrua të devijonte itinerarin pas një incidenti të pazakontë në bord.
Sipas mediave australiane, menjëherë pas ngritjes, një pasagjer kafshoi një asistente fluturimi, duke shkaktuar alarm te ekuipazhi dhe pasagjerët. Aeroplani bëri një ulje të paplanifikuar në Papeete, kryeqyteti i Polinezisë Franceze. Sipas raportimeve të ABC Australia dhe mediave të tjera lokale, pasagjeri u neutralizua nga disa udhëtarë në bord deri në mbërritjen e avionit.
Qantas passenger booted off plane and slapped with ban after altercation with flight attendant: 'Behave yourself' https://t.co/RiOghEJDuv
— Daily Mail (@DailyMail) May 17, 2026
Pas uljes, ai u arrestua nga autoritetet lokale dhe u mor në paraburgim për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë, avioni u furnizua me karburant dhe vijoi udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara pa probleme të tjera.
Motivet e sulmit ndaj asistentes së fluturimit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet.
Kompania ajrore reagoi menjëherë pas incidentit, duke theksuar se pasagjeri është futur në listën e zezë dhe nuk do të lejohet më të udhëtojë me fluturimet e saj.
“Siguria e pasagjerëve dhe stafit tonë është prioritet absolut dhe ne kemi tolerancë zero për sjellje kërcënuese ose agresive në bord”, tha një zëdhënës i Qantas.
Top Channel