Rusia godet për të dytën ditë radhazi Kievin, shkon në 21 numri i viktimave, mes tyre 3 fëmijë

15/05/2026 08:02

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore ruse në Kiev gjatë natës së të mërkurës deri të enjten ka shkuar në 21, përfshirë tre fëmijë, thanë shërbimet e emergjencës ukrainase në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja për të gjetur njerëz në ndërtesën në lagjen Darnytskyi”, shtoi burimi nëpërmjet Telegram.

Numri i mëparshëm zyrtar ishte të paktën 16 viktima.

“Duhet të ketë një përgjigje të drejtë ndaj të gjitha këtyre goditjeve. Dhe presioni mbi Moskën duhet të jetë i tillë që ata të ndiejnë pasojat e terrorizmit të tyre atje. Është e rëndësishme që sanksionet globale kundër Rusisë të mbeten në fuqi. Përgjegjësia e Rusisë për këtë luftë dhe presioni ynë me sanksione duhet të funksionojnë plotësisht”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në X.

Top Channel