“Jam sulmuar nga banda e tij, më morën telefonin”/ Dhunohet kreu i degës së LVV-së në Skënderaj, akuzon kryetarin e komunës, Vetëvendosja publikon foton Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk lejoi deputetin socialist, Ulsi Manja të merrte fjalën gjatë seancës së sotme në Kuvend për të bërë një replikë me ish-kryeministrin Berisha.
Ky i fundit gjatë fjalës së tij tha se Manja kishte marrë Ballukun dy ditë më parë në Peshkopi pasi ajo e ka marrë peng përmes një dosje të Oltion Bistrit.
Manja kërkoi për disa minuta fjalën për të bërë një replikë, por Peleshi, nuk e lejoi derisa në foltore doli kreu i grupit të PS-së, Balla.
Debati:
Peleshi: Nuk mundet, jemi me minutazh të përcaktuar. Në 16:30 duhet të votojmë
Manja: O miko.
Peleshi: Unë nuk jam miko. E thamë që në fillim zoti Manja është me minutazh të përcaktuar, nuk ndërpritet për replikë.
Manja: Ma jep që tani.
Peleshi: Nuk ua jap që tani, nuk kalohet lista. Zoti Balla do ta merrni fjalën?
Top Channel