“Profesionist i shkëlqyer, por nuk e dua te Reali”/ Ish-kapiteni legjendar i ‘Galaktikëve’ kundër rikthimit të Mourinhos: Ka trajnerë të tjerë…

12/05/2026 19:04

Iker Casillas, ish-portieri legjendar i Real Madrid, ka folur hapur në llogarinë e tij në X për diskutimin më të nxehtë rreth trajnerit të ardhshëm të klubit.

Spekulimet për rikthimin e Jose Mourinho po përforcohen, me kontratën e portugezit që përfundon në fund të vitit dhe mundësinë për t’u transferuar në Bernabéu pa shpenzime, duket gjithnjë e më reale.

Megjithatë, për Casillas, rikthimi i Mourinhos nuk është një opsion. Ai shprehet se do të ishte më mirë të zgjidhej një trajner tjetër.

“Nuk dua ta shoh te Real Madrid,” shkruan Casillas në X, duke etiketuar klubin dhe duke qenë shumë i drejtpërdrejtë. “Mendoj se trajnerë të tjerë janë më të kualifikuar për të drejtuar klubin e jetës sime,” shton ai.

Megjithëse e refuzon mundësinë e Mourinhos, Casillas pranon se portugezi është një trajner i mirë:

“Më duket një profesionist i shkëlqyer,” shpjegon ai, duke sqaruar se nuk ka asgjë personale pas këtyre fjalëve. “Nuk kam problem me Mourinhon. Opinioni im personal. Thjesht kaq,” përfundon legjenda nga Móstoles, pa kursyer asnjë fjalë.

Top Channel