Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive, ndërhyrje me helikopter në Dajt “Nuk pas bërë gjë unë, duke lypur më kapë kapur. Ku do ha, ku do pi? Pension kam pas marrë por nuk marr më”, u shpreh lypësi.
Në dyert e gjykatave ka shumë që kërkojnë pafajësi, por këmbëngulja e lypësit Ylli Berisha u gjet e bazuar në prova.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Gjykata Penale e Tiranës shpalli të pafajshëm 46-vjeçarin duke rrëzuar prokurorinë që kërkoi dënimin e tij për kundërshtim të forcave të policisë.
Akuza me të cilën u përball Berisha lypës prej 17 vitesh në Tiranë u zyrtarizua mbas një aksioni të policisë dy vite më parë. 46-vjeçari nuk pranoi largimin nga vendi ku po lypte pranë ‘Farmacisë 10’ dhe mbas kësaj ai u dërgua në polici.
Ndaj tij në proces dëshmuan oficerët që e ndaluan, ndërsa prokuroria kishte kërkuar të dënohej me 2 muaj burg. Mbas incidentit me policinë lypësi tha në gjykatë se nga frika e autoriteteve ishte zhvendosur për të lypur në Fushë-Krujë, ndërkohë që me marrjen e pafajësisë ai komentoi ‘jam një lypës i pafajshëm’.
Top Channel