Wojciech Szczesny, ish portieri i Juventusit festoi titullin e dytë radhazi kampion me Barcelonën dhe…harron të kaluarën.

Së fund janë bërë objekt diskutimi fjalët e portierit polak, pas fitores së katalanasve në El Clasico me Realin e Madridit që iu dhuroi blaugranave titullin e 29 në La Liga.

‘Për herë të parë në jetën time kam luajtur me një portier më të mirë se unë-ishin fjalët e Szczesny që u referohej Joan Garcia që Barcelona e mori nga Espanyol në qershorin e 2025 dhe që është grumbulluar edhe në kombëtaren spanjolle. Por fakti që ai nuk përmendi Gianluigi Buffon ka shkaktuar pakënaqësi te shumë tifozë bardhezinj dhe jo vetëm.

‘Është një ndjesi e çuditshme, por më sjell pak me këmbë në tokë-tha Szczesny-Alisson te Roma? Ishte një portier fantastik, por nuk ishte në nivelin që arriti më pas. Me Joan Garcia është shumë më e lehtë të pranosh se dikush është thjesht më i mirë se ty. Detyra ime ishte ta mbështesja, jo të luftoja me të për vendin në fushë. Porta e Barcelonës është në duar të sigurta’.

 

Top Channel