Shpërthimi i hantavirusit në anijen turistike, u akuzua se ishte burimi i virusit, vendi turistik mohon pretendimet: Nuk kemi lidhje
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shprehet se shpreson për rënien e regjimit iranian, gjë që do të përfshinte rënien e grupeve aleate të Iranit në Jemen (Houthit), Gaza (Hamasi) dhe Liban (Hezbollahu).
“A është e mundur? Po. A është e sigurt? Jo”, deklaroi ai në një intervistë të transmetuar dje në mbrëmje në rrjetin televiziv amerikan CBS. “Irani vazhdon të mbështesë këto grupe, të cilat po përpiqen të prodhojnë raketa balistike.
Ne e kemi ulur ndjeshëm numrin e tyre, por ata janë ende të pranishme dhe ka ende punë për t’u bërë”, vuri në dukje kryeministri izraelit.
Duke iu referuar vizitës së Presidentit Trump në Kinë këtë javë, ai tha se ishte në dijeni të mbështetjes së Pekinit për arsenalin ushtarak të Teheranit. “Kina ofron njëfarë mbështetjeje, veçanërisht komponentët për prodhimin e raketave”, tha ai, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.
Netanyahu vlerësoi se vendi i tij merr 3.8 miliardë dollarë (3.2 miliardë euro) ndihmë nga Uashingtoni çdo vit dhe tha se dëshiron ta ulë këtë shumë në zero, në një kohë kur në Shtetet e Bashkuara po ngrihen zëra që denoncojnë mbështetjen për Izraelin.
“Unë besoj se ka ardhur koha të mësojmë të bëjmë pa këtë mbështetje ushtarake. Le të fillojmë tani dhe të ecim përpara gjatë dhjetë viteve të ardhshme”, përfundoi ai.
Top Channel