Opinion nga Preç Zogaj: Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës
Nga Kim Mehmeti
Albini erdhi në Maqedoni për ta madhëruar aktin e bashkimit të VLEN-it, të “klubit” të vasalëve të VMRO-së dhe të dhjetëra kufomave politike që, prej tri dekadash, parazitojnë duke thithur gjakun politik të shqiptarëve të Maqedonisë.
Ai erdhi dhe u ul pranë kryeministrit të Maqedonisë, por mungoi dhe nuk u pa askund gjatë protestave të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët ngritën zërin në mbrojtje të gjuhës së tyre amtare.
Tani shtrohet pyetja logjike: a i është përkushtuar Albini bashkimit apo përçarjes së shqiptarëve të Maqedonisë?
A e dëshiron kryeministri në detyrë i Kosovës faktorizimin e shqiptarëve të këtushëm, apo dobësimin e mëtejmë të tyre, me ç’rast ata do të bëhen edhe më të varur nga Kurti i fortë?
Sidoqoftë, mbetet e vërteta se veprimet e deritanishme përçarëse të Albinit në Maqedoni i kanë defaktorizuar edhe më shumë shqiptarët e këtushëm dhe u kanë dhënë krahë qarqeve politike e policore antishqiptare, të cilat besojnë se vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë!
Ndërkohë, mbetet e vërteta se, çfarëdo që të përdorni si çelës për ta hapur derën e të vërtetave lidhur me veprimet politike të Kurtit në Maqedoni, ai çelës nuk mund t’ua shpërfaqë fytyrën e tij të vërtetë.
Nuk ua shpërfaq, sepse kur ju mendoni se ai ka fizionominë e politikanit që e drejton vetëm madhështia e tij vetjake politike e jo fati i shqiptarëve, para jush del Kurti mendimtar, i pashoq politikë, që flijoi rininë për shqiptarinë.
E ku ta dish, mbase pas gjithë atyre fytyrave të shumta të tij fshihet diçka që nuk është e rrallë te politikanët shqiptarë: se ata nuk janë as atë që thonë për veten, as madhështia e tyre e ndërtuar mbi themelet e adhuruesve besnik, por njerëz të vegjël, të cilët i drejtojnë zilia dhe mendjemadhësia.
Top Channel