Video/ Super Ernest Muçi, ylli i Kombëtares i shënon Besiktasit në “derbin” me Asllanin

09/05/2026 21:03

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk, teksa ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Trabzonsporit në një sfidë shumë të veçantë për të.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në transfertën ndaj ish-skuadrës së tij, Beshiktashit, duke ndëshkuar pikërisht ekipin nga i cili u largua. Muçi tregoi klasin e tij në minutën e 62-të, kur përfitoi nga një top i marrë në krahun e majtë të zonës dhe realizoi me një goditje elegante të harkuar.

Topi përfundoi në cepin e largët të portës, pa i lënë asnjë shans portierit kundërshtar, ndërsa goli i tij i dha përkohësisht avantazhin 2-1 Trabzonsporit në një duel mjaft të luftuar.

Top Channel