Në Administrative për të mbështetur Veliajn, aktori Robert Ndrenika për kryebashkiakun: Djalë i rritur me probleme, nuk i kuptoj akuzat për të
Gjykata Administrative ka shtyrë seancën për padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, më 19 qershor, ora 14:00.
Pas seancës, avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, u shpreh se nga e gjithë panorama e fakteve që u parashtruan, e bën ekipin e Veliajt të besojë që ka presion të ushtruar institucional.
“Besoj se doli e qartë që ka një presion të shtuar në këtë çështje. Ka shkresë nga KLP, ndërkohë që KLP nuk ishte mbledhur. Kërkuam që kamerat të jenë prezentë dhe u refuzua. E gjithë kjo panoramë faktesh, na e shton dyshimin që jemi në një situatë që kemi një presion të jashtëzakonshëm institucional. Kontestimi ynë nuk ishte me përfaqësuesen, por me target që ajo ka”, tha ndër të tjera Ndreca.
Top Channel