“Biblioteka me 15 libra”/ Deputeti Balliu tregon kushtet e qelisë së ish-presidentit Meta në paraburgim: Dhoma 2 me 2, e vetmja pa sinjal Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ndal në seancën plenare të kësaj të hëne për subvencionet e naftës për fermerët.
Ai u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend që e ka bërë këtë në kulmin e rritjes së çmimit të naftës, duke akuzuar PS si përgjegjës për largimin e fermerëve.
“Çfarë seance bëni ju për hallet e qytetarëve, kur ai thoshte: ‘Ne marrim rrugët e dheut, se ju vidhni’. Si mund të flisni për hallet e popullit dhe të organizoni edhe seancë?! Si mund të flisni ju kur jeni e vetmja qeveri në Europë, e cila në kulmin e çmimeve të naftës dhe gazit, iu hiqni fshatarëve subvencionet për naftën?! A ka cinizëm më të madh se ky? A ka akt më të papërgjegjshëm?
Kjo është një politikë jo vetëm e falimentimit të fermerëve, por edhe e largimit të tyre. Ju vidhni, kurse ata marrin rrugët e dheut. Irlandën, Australinë, Alaskën, vendet më të largëta. Si ka mundësi që në kulmin e shtrenjtimit të naftës, i thoni atyre se i hoqët edhe subvencionet e naftës, subvencionin të cilin e kanë të gjitha vendet përreth?! E shet me 1 mijë e 500 në pompë Maqedonia, por fermerëve ia jep me çmim ndër 1 mijë. Po kështu çdo vend europian. Ndërsa kreu juaj thotë se e ka hequr Europa këtë.
Këta fermerë të tjerë marrin qindra milionë taksa, kurse ju i vodhët të gjitha paratë e IPARD-it. Të vetmit në rajon që nuk marrin nga IPARD-i”, tha ndër të tjera Berisha.
Top Channel