Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne 18/10 08:03
Komanda Qendrore e Forcave të Armatosura të SHBA-së ka sqaruar se asnjë anije e Marinës amerikane nuk është goditur, pas raporteve të mediave iraniane se dy raketa kishin prekur një anije luftarake pranë Ishullit Jask.
Në një postim në X, CENTCOM njoftoi se forcat amerikane po mbështesin Projektin “Liri” dhe po zbatojnë një bllokadë detare të porteve iraniane.
Deklarata vjen pasi Irani njoftoi se kishte goditur një shkatërrues amerikan pranë Ngushticës së Hormuzit me dy raketa, me qëllim që ta pengonte atë të hynte në ngushticë.
Ndërkohë, situata në rajon mbetet e tensionuar, pasi në Liban po zhvillohet një valë e re sulmesh izraelite në jug të vendit.
Top Channel