Marotta vendos rekordin me 11 tituj, tashmë edhe në rolin e Presidentit
Pritej festa e titullit për Interin dhe ajo erdhi. Ndaj Parmës, skuadrës zikaltër i mjaftonte vetëm një barazim për t’iu gëzuar titullit të 21, por skuadra e Chivut bëri akoma më mirë, iu imponua duke fituar 2-0 për ta bërë akoma më të bukur festën e madhe në San Siro, një event që Interi nuk e përjetonte prej 37 vitesh
Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, askush nuk u përmbajt, futbollistët në mesin e fushës u duartrokitën nga tifozët zikaltër dhe shumë shpejt së bashku me trajnerin Chivu, presidentin Marotta dhe drejtuesit e tjerë shkuan në drejtim të tyre për t’iu bashkuar entuziazmit të tyre. Ndërsa në fushën e lojës u shpalos një banderolë gjigande me ngjyrat zikaltër dhe me logon e Interit me ngjyrë të artë.
Më pas shpërthyen fishekzjarrët në San Siro dhe jo vetëm. Festimet shpërthyen edhe në Sheshin Duomo ku tifozët e shumtë përveç fishekzjarrëve nuk kursyen as tymosëset ndërkohë që të shumë ishin dhe flamujt zikaltër si dhe koret. Një entuziazëm ky që solli edhe mbylljen e një stacioni të Milanos. Festa legjitime ndezi të gjithë Milanon që për orë të tëra u vesh me ngjyrat zikaltër.
Top Channel