Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Cristian Chivu ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar Scudetton me Interin që në sezonin e tij të parë në pankinë.
Një triumf që në fillim u duk i pamundur për shumëkënd, pasi zgjedhja e tij për të zëvendësuar Simone Inzaghi u prit me skepticizëm.
Megjithatë, trajneri rumun arriti të transformojë një skuadër që shihej në vështirësi, duke e kthyer në kampione të Italisë. Chivu bëhet kështu ish-lojtari i dytë i Interit në 88 vite që fiton titullin si trajner i klubit zikaltër.
“Kam qenë edhe më parë pjesë e historisë së Interit dhe kam fituar disa gjëra,” u shpreh ai me humor, duke theksuar se merita kryesore i takon lojtarëve. “Ata përballuan zhgënjimet e sezonit të kaluar dhe kritikët që gjithmonë përpiqen të ulin vlerat e këtij ekipi. Ky është një moment i rëndësishëm për klubin.”
Chivu zbuloi edhe momentin kyç të sezonit: “Kur arritëm 14 fitore në 15 ndeshje, e kuptuam se mund ta fitonim titullin. Edhe pse kaluam momente të vështira, si eliminimi nga Champions League apo humbja në derbi, qëndruam të fokusuar dhe konkurrues.”
Sa i përket festës, tekniku theksoi se fokusi mbetet te finalja e Kupës së Italisë, ndërsa lojtarët meritojnë të shijojnë suksesin. Ai nënvizoi gjithashtu filozofinë e tij si trajner: “Jam përpjekur të jem empatik dhe njerëzor, pa menduar për gjykimet e jashtme. Ky profesion të vendos gjithmonë në provë, por duhet përballuar me buzëqeshje.”
Në fund, Chivu vlerësoi edhe stafin e tij, duke përmendur bashkëpunëtorët si Aleksandar Kolarov: “Ne besuam te rruga jonë dhe donim ta fitonim Scudetton duke luajtur mirë. Mendoj se ia dolëm.”
Top Channel