Barcelona dhe Reali i Madridit kanë një takim të rëndësishëm këtë të dielë që mund t’i dhurojë titullin e dytë radhazi skuadrës katalanase. Ajo e 10 majit do të jetë vizita e parë e Los Blancos në Camp Noun e ri edhe pse ende nuk janë mbyllur përfundimisht punimet dhe kjo mund të jetë sfida që do të vendosë gjithçka pas fitores së Los Blancos në Cornella ndaj Espanyolit.

Do të jetë një finale e vërtetë, të paktën për Realin e Madridit, pasi Barcelona edhe po nuk fitoi do të ketë të tjerë ‘matchpoint’ për titullin. Barcelona me fitoren ndaj Osasunës kishte mundësinë për t’u shpallur kampione që në fundjavën që sapo u mbyll, një sukses që detyroi Realin të fitonte me çdo kusht ndaj Espanyolit për të shtyrë festën e blaugranave. Skuadra e Hansi Flick u largua nga Pamplona me një avantazh prej 14 pikësh kundrejt madrilenëve. Reali pas fitores në El Clasicon e fazës së parë shkoi në 5 pikë avantazh kundrejt Barcelonës që do të thotë se nga ai moment Barcelona i fitoi 19 pikë.

Të dielën në mbrëmje Barcelona pa t’i shpëtonte opsioni për të ftuar në festën e saj duke përfshirë edhe tunelin e nderit, Realin e Madridit, por në anën tjetër, La Liga dhe admiruesit e futbollit fituan një finale që nuk ishte parë kurrë. Një ‘El Clasico’ që mund të vendosë përfundimisht për fatin e një kampionati. Barcelona do të shkojë në këtë ndeshje pas një serie fantastike. Në Pamplona, skuadra e Flick regjistroi fitoren e 10 radhazi një rekord ky që nga momenti kur trajneri gjerman mori drejtimin e katalanasve dhe tani i afrohet serisë së 12 fitoreve radhazi në La Liga, një rekord që mbahet nga Luis Enrique kur ishte në stolin e blaugranave.

Po kështu Barcelona është ende në lojë për të arritur një tjetër rezultat të jashtëzakonshëm sic është grumbullimi i 100 pikëve në një kampionat, diçka që për momentin e kanë arritur vetëm Reali i Madridit i Jose Mourinhos në sezonin 2011/12 dhe Barcelona e Tito Vilanovës në 2012/13. Barcelona e Flick duhet të fitojë të 4 ndeshjet e mbetura për ta barazuar këtë rekord. Ajo që është e qartë se nëse sigurohet Liga të dielën, Barcelona mund të relaksohet dhe të lërë ndonjë pikë sidomos ndaj skuadrave si Alaves apo Betis që mund të jenë duke luajtur respektivisht për mbijetesën dhe zonën evropiane. Sido që të jetë, fakti që Barcelona e Flick mund të bëhet skuadra e tretë që arrin në 100 pikë në La Liga është një motivim shtesë për të pasi do të tregonte edhe njëherë rendimentin spektakolar të saj në kampionat.

Ai që do të mbetet si i paarritshëm është rekordi i golave të shënuara nga Reali i Madridit i Jose Mourinho në 2011/12 me 121 të tillë. Barcelona deri tani ka 89 gola të shënuara kështu që i duhet të shënojë edhe 32 të tjerë në 4 ndeshjet e mbetura, dmth 8 gola për ndeshje, për të barazuar këtë rekord.

Në prag të kësaj sfide vendimtare kundër Realit të Madridit, trajneri Flick do të ketë në dispozicion thuajse të gjithë futbollistët e tij. Në ditët e fundit Raphinha dhe Bernal morën lejen nga mjekët për të luajtur dhe gjatë kësaj jave pritet që skuadrës t’i bashkohet edhe Christensen. Ai që nuk do të jetë i disponueshëm është Lamine Yamal që e ka humbur tashmë pjesën e mbetur të sezonit pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Celtan. Megjithatë Barcelona pa yllin e saj ka ditur të vijojë me rezultatet e saj falë lojës kolektive.

Top Channel