Kishte vjedhur jashtë shtetit një makinë me vlerë 50 mijë euro me qëllim shitjen e saj në Shqipëri, procedohet penalisht 44-vjeçari
Një zjarr ka shpërthyer në një apartament në katin e 6-të të një pallati në lagjen Komuna e Parisit, në kryeqytet.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se zjarri ka shpërthyer në dhomën e një apartamenti.
Si pasojë e tymit është asfiksuar fqinji që banonte një kat më sipër.
“Rreth orës 10:00, në rrugën “Prokop Mina” ka rënë zjarr aksidentalisht në katin e shtatë të banesës të marrë me qira nga shtetaset K. Sh dhe S. Gj.
Nga zjarri dyshohet se është asfiksuar nga tymi shtetasi A. K, i cili banonte një kat më lart banesës së tyre, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofto policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel