Inter dhe festa në San Siro, fishekzjarrë dhe në Sheshin Duomo
Nuk ka festë titulli për Barcelonën këtë javë. Skuadra katalanase mund të shpallej kampione e Spanjës që këtë të dielë nëse Reali i Madridit nuk do të fitonte me Espanyolin.
Por skuadra madrilene ia prishi planet dhe arriti të marrë 3 pikët në Cornella, kështu që çështja e titullit mund të zgjidhet në El Clasicon që do të luhet javën e ardhshme në Camp Nou.
Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0, një 45 minutësh që pati pak nga të gjitha. Reali i Madridit pati shansin më të mirë me Vinicius që u ndal nga shtylla, ndërkohë që për t’u theksuar është një moment që pati si protagonist El Hilali që u ndëshkua me karton të kuq direkt për një faull ndaj Vinicius, por pas ndërhyrjes së sistemit VAR arbitri e ktheu vendimin e tij duke ia hequr kartonin e kuq për ta dënuar me karton të verdhë.
Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan dhe protagonist u bë Vinicius me brazilianin që në minutën e 57 zhbllokoi rezultatin duke i dhënë avantazhin 1-0 Realit të Madridit. Në minutën e 68 braziliani hodhi sërish firmën e tij duke e çuar rezultatin në 2-0 për Los Blancos. Gjërat nuk ndryshuan më deri në fundin e ndeshjes me Realin e Madridit që mori këtë fitore që i shtyn festën e titullit rivalëve historikë teksa kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i kampionatit diferenca mbetet me kryesuesit mbetet 11 pikë.
Top Channel