Italia në Nations League, Mancini mes surprizave dhe risive për përballjet me Francën dhe Belgjikën
KF Egnatia ndau zyrtarisht rrugët me Edlir Tetovën, teknikun që drejtoi rrogozhinasit për afërsisht tre vite e gjysmë dhe i bëri kampionë të padiskutueshëm të futbollit shqiptar.
Klubi konfirmoi ndarjen duke cituar gjendjen shëndetësore dhe stresin e vazhdueshëm të trajnerit durrsak si arsyen kryesore të vendimit, duke e falënderuar për kontributin e dhënë.
Tetova la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme: dy tituj kampioni në Abissnet Superiore, pjesëmarrje historike në kompeticionet europiane dhe pesë trofe gjithsej gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Ishte ai që e transformoi Egnatian nga sfidues në dominues të padiskutueshëm të elitës shqiptare.
Ndërkohë, “Top Channel” mëson se në stolin e kampionëve pritet të ulet Nevil Dede, me zyrtarizimin që pritet të bëhet paraditen e së hënës, pasi kanë mbetur për t’u finalizuar vetëm detajet financiare. 51-vjeçari është një nga trajnerët me eksperiencën më të pasur në futbollin shqiptar. Dede ka drejtuar disa klube të Abissnet Superiores, duke përfshirë AF Elbasanin, me të cilin fitoi Kategorinë e Parë dhe siguroi ngjitjen, si dhe Bylisin, ku u emërua në shtator 2024 pas largimit të Emanuel Egbos. Aventura e tij e fundit ishte te Ferizaj në Superligën e Kosovës, ku drejtoi ekipin për gjashtë muaj e gjysmë, 25 ndeshje gjithsej, me 10 fitore, 6 barazime dhe 9 humbje, para se klubi të ndërpriste bashkëpunimin me të më 19 prill.
Nëse zyrtarizohet siç pritet, që vetëm ndonjë kthesë e fortë e papritur mund ta pengojë, Dede do të përballojë misionin më të madh të karrierës, mbrojtjen e titullit kampion dhe vazhdimin e aventurës europiane me kampionët e Shqipërisë.
Top Channel