Legjenda e klubit ende i papunë, Real Madrid përgatit rikthimin e Toni Kroos
Gianluca Rocchi mund të shpëtojë nga akuzat për ndërhyrje në vendimet e sallës VAR falë një norme në rregullore. Sipas ‘Corsport’ në këtë rregullore duket se është përfshirë një normë e përkthyer nga gjuha angleze nga sektori teknik i AIA.
Manuali VAR/Arbitër’ është pjesë e dokumentave në dispozicion të arbitrave që frekuentojnë sallat VAR të Lissone dhe përrreth dhe ka një seksion specifik(seksioni i tretë) me një paragraf ku përcaktohet funksioni i vëzhguesit të VAR apo në mënyrë më të përgjithshme e supervizorit.
Rol ky i mbuluar si nga Andrea Gervasoni ashtu edhe nga Rocchi në sezonin që është vënë në qendër të hetimeve. Në mënyrë të veçantë ajo që bie në sy është mundësia për të ndërhyrë në rrethana të jashtëzakonshme, kur është rreziku i aplikimit të gabuar të protokollit VAR.
Praktikisht, ‘trokitja’ e famshme apo sinjalet te tjera në drejtim të arbitrave të VAR do të konsideroheshin ‘të lejuara’ nëse janë kryer në ‘rrethana të jashtëzakonshme’ dhe për të evituar gabime të rënda. Kjo mund të jetë një nga spirancat e shpëtimit ku Rocchi mund të kapet për të mbrojtur veprimet e tij.
Top Channel