Pa tanke dhe sisteme raketash në ‘Paradën e Fitores’, lufta në Ukraine detyron Moskën të ndryshojë simbolin e fuqisë ushtarake
Dy persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në një hangar në Aeroportin Parafield në Adelaide, në Australinë Jugore, të mërkurën pasdite sipas kohës lokale, kanë bërë të ditur autoritetet.
Sipas policisë së Australisë Jugore, aeroplani u rrëzua brenda ambienteve të aeroportit dhe shpërtheu menjëherë në flakë, duke shkaktuar një reagim të gjerë të shërbimeve të emergjencës. Zona përreth u evakuua ndërsa ekipet e shpëtimit punuan për të vënë nën kontroll situatën.
Kryeministri i shtetit, Peter Malinauskas, deklaroi se përveç viktimave, ka edhe persona të tjerë të plagosur, por nuk dha detaje mbi numrin apo gjendjen e tyre shëndetësore.
At least two people lost life and 11 have been hospitalized after a twin-engine Diamond DA42 aircraft (VH-YQP) crashed into hangar at Parafield Airport in Adelaide, Australia, and caused a big fire earlier today.
Massive black smoke plumes visible from the area, evacuations… pic.twitter.com/HTj5gDaZPw
— FL360aero (@fl360aero) April 29, 2026
Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) bëri të ditur se aeroplani i përfshirë në aksident ishte një Diamond DA42 me dy motorë, i projektuar për deri në katër persona.
Aeroporti Parafield e cilësoi ngjarjen si një “incident serioz” dhe konfirmoi se po bashkëpunon me autoritetet për hetimin e plotë të rastit. Zjarri në hangar u vu nën kontroll pak më vonë, por aeroporti mbetet i mbyllur përkohësisht.
“Ngushëllimet tona janë me familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje tragjike”, u shpreh Malinauskas.
Parafield është një nga aeroportet më të ngarkuara në Australi për trafikun e avionëve të vegjël dhe përdoret kryesisht për trajnimin e pilotëve. Në janar të këtij viti, në të njëjtin aeroport ishte regjistruar një tjetër incident i ngjashëm, ku një avion u rrëzua, por piloti arriti të shpëtonte pa lëndime.
Top Channel