200 mijë dosje në Apel, ankohen avokatët në Elbasan: Harta e re gjyqësore ka dështuar, qytetarët pa drejtësi
Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po merr përmasa shqetësuese. Sipërfaqe të tëra mbetjesh urbane, bidonë plastikë dhe materiale të ndryshme që pluskojnë mbi ujë po krijojnë një panoramë të rëndë mjedisore.
Ndotja është më e theksuar në afërsi të brigjeve të liqenit, duke shkaktuar dëme të mëdha në ekosistemin ujor, por edhe në potencialin turistik të zonës.
Situata bëhet edhe më kritike në këtë periudhë, pasi ndotja në brigjet e liqenit po dëmton drejtpërdrejt ciklin jetësor të peshqve. Lloji i krapit, i cili ndodhet në sezonin e hedhjes së vezëve, i ka brigjet si habitat të preferuar për shumim, duke e bërë ndotjen një kërcënim serioz për riprodhimin e tij.
Pavarësisht disa nismave të ndërmarra, si përdorimi i varkave ekologjike për pastrimin e mbetjeve plastike apo vendosja e rrjetave ndaluese në rrjedhat e lumenjve, situata nuk ka shënuar përmirësim.
Përkundrazi, ajo duket se është përkeqësuar, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e masave dhe mënyrën e menaxhimit të kësaj problematike.
Sipas të dhënave, ndotësit kryesorë të ujërave të liqenit të Kukësit mbeten lumenjtë Drini i Zi dhe Drini i Bardhë, por edhe një sërë lumenjsh më të vegjël, të cilët transportojnë vazhdimisht mbetje drejt liqenit.
Top Channel