Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit të PS-së, Rama- Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…
Një trup i pajetë është gjendur mbrëmjen e djeshme në zonën e Çardhakut në Moravë të Korçës.
Sipas policisë viktima ishte larguar nga banesa e tij që në muajin shkurt dhe pas autopsisë mësohet se 72-vjeçari Agim Dejo ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Korçë/ Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.02.2026, për largimin nga banesa të shtetasit A. D., 72 vjeç, banues në Korçë, bëjmë me dije se është gjetur trupi i pajetë i tij (i dekompozuar), në vendin e quajtur “Çezma e Manushaqeve”, në malin Moravë, Korçë. Nga tërësia e veprimeve hetimore (këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e kufomës dhe deklarimet e mjekut ligjor pas autopsisë), rezulton se nuk ka patur dëmtime të jashtme dhe se 72-vjeçari dyshohet ta ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Top Channel