Të paktën 14 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani të vogël në Sudanin Jugor, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga kushtet e këqija të motit

27/04/2026 18:00

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur në Sudani i Jugut, ku një avion i vogël u rrëzua në jugperëndim të kryeqytetit Juba, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, avioni tip Cessna 208 Caravan, i operuar nga CityLink Aviation, humbi kontaktin gjatë fluturimit nga Yei drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Jubës.
Avioni ishte nisur në orën 9:15 të mëngjesit sipas orës lokale, ndërsa komunikimi me kullën e kontrollit u ndërpre rreth orës 9:43. Në bord ndodheshin 14 persona, përfshirë pilotin dhe 13 pasagjerë. Dy prej tyre ishin shtetas kenianë, ndërsa të tjerët nga Sudani i Jugut. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet paraprake sugjerojnë se rrëzimi mund të ketë ardhur si pasojë e kushteve të këqija atmosferike dhe dukshmërisë së ulët në zonë.
Ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Top Channel