Pas Metës dhe Veliajt, edhe avokati i Ahmetajt kërkon që seanca të filmohet për publikun
27/04/2026 14:13
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i pandehur për “shpërdorim detyre” në Gjykatën e Posaçme kërkon që seanca gjyqësore ndaj tij të regjistrohet dhe t’i serviret publikut.
Kërkesa u artikulua në nga avokati i tij në seancën e radhës të dosjes “Buka sh.a”. “Të transmetohet direkt seanca. Publiku ta shohë procesin”, tha avokati Henrik Ligori.
Kjo lëvizja nga ana e mbrojtjes së ish-numrit dy të qeverisë vjen pas kërkesës së bërë fillimisht nga ish-presidenti Meta dhe më pas nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Top Channel