Lamallari i jep postin e ri ish-drejtoreshës së BKH-së në Policinë e Shtetit, emërohet në krye të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit

27/04/2026 13:28

Ish-drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, është emëruar ditën e sotme në krye të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit. 

Raporotohet se vendimi për emërimin e saj është marrë nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Sipas ligjit të Policisë së Shtetit, ajo duhej të ishte kthyer në të njëjtën detyrë ku ka qenë më parë, dhe mosrikthimi i saj nga ish-kryepolici Ilir Proda, e detyroi ngritjen e padisë nga ana e saj në Gjykatën Administrative, çka çoi në anulimin e garës për departamentet në Policinë e Shtetit.

 

Top Channel