Denoncimet nga institucionet publike, Braho në KLP: Policia ka referuar 70% më shumë raste, administrata 15%
27/04/2026 10:19
Kryeprokurori i SPAK, Klodjan Braho deklaroi sot se rastet e referuara nga institucionet publike janë rritur gjatë vitit 2025.
Në raportimin përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ai deklaroi se rastet e referuara nga Policia janë rritur me 70%, ndërsa çështjet e referuara nga institucionet publike janë rritur me 15%.
Hetimet e iniciuara nga institucionet publike kanë qenë një nga shqetësimet e SPAK-ut në vitet kur ky institucion drejtohej nga Altin Dumani.
Në disa prej raportimeve të mëparshme SPAK kishte ngritur alarmin e rënies së numrit të rasteve hetimore që inicioheshin nga institucionet publike.
Top Channel