Të shtënat në darkën e Presidentit me gazetarët e Shtëpisë së Bardhë, reagon për herë të parë Donald Trump

26/04/2026 03:54

Presidenti Donald Trump, në një postim në Truth Social, tha se një “person i armatosur” në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë është arrestuar, ndërsa vlerësoi forcat e rendit. Ai bëri thirrje që eventi të vazhdojë.

“Ishte një mbrëmje e pazakontë në Uashington. Shërbimi Sekret dhe forcat e rendit bënë një punë fantastike. Vepruan shpejt dhe me guxim. Autori i të shtënave është arrestuar dhe unë kam rekomanduar që ‘SHFAQJA TË VAZHDOJË’, por do të udhëhiqemi plotësisht nga forcat e rendit. Ata do të marrin një vendim së shpejti”, shkruan Trump.

Sipas Presidentit “Pavarësisht atij vendimi, mbrëmja do të jetë shumë ndryshe nga sa ishte planifikuar dhe thjesht do të duhet ta organizojmë përsëri”.

Top Channel