VIDEO/ Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, trupat ende në makinë
Një precedent mbi ndërtimet pa leje është evidentuar në Vlorë, ku një shtetas është kapur duke ndërhyrë pa leje në një mol të ndërtuar në det në zonën e Jonufrës.
Si përgjegjës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. M., 47 vjeç, banues në Vlorë. Ai kishte ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme në vijën bregdetare, e parashikuar për projektin “Lungomare 3”, duke kryer punime mbi një mol ekzistues dhe duke e shtuar atë në mënyrë të paligjshme.
NJOFTIMI I POLICISË – Vlorë, kontrolle në vijën bregdetare për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje. Evidentohet dhe goditet një rast i ndërtimit të paligjshëm në zonën e Jonufrës. Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe monitorimit të vazhdueshëm të territorit, me qëllim mbrojtjen e hapësirave publike dhe vijës bregdetare, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. M., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në vendin e quajtur “Gjiri i Kaltër”, duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse nga organet kompetente.
Nga verifikimet në terren, nga shërbimet e Policisë, rezultoi se ky shtetas kishte ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme në vijën bregdetare, e parashikuar për projektin “Lungomare 3”, duke kryer punime mbi një mol ekzistues dhe duke e shtuar atë në mënyrë të paligjshme.
Policia e Vlorës vijon kontrollet intensive në të gjithë territorin, me fokus zonat bregdetare, për të parandaluar dhe goditur çdo rast të ndërtimeve të paligjshme, si dhe për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e pronës publike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Top Channel