“Urrejtja mes Putin dhe Zelenskyt është qesharake”, Trump: Po bisedoj me të dy, po punojmë për situatën në Rusi dhe Ukrainë
Evropianët kanë frikë se Hormuzi do të bëhet një korridor detar vetëm për disa të preferuar të Teheranit, megjithatë, duket se “taksat” e kalimit janë tashmë në fuqi.
Iranianët kanë krijuar një korridor të ngushtë ku ata vetë përcaktojnë kalimin. Ata paguhen me kriptomonedha, në mënyrë që transaksionet të mos mund të gjurmohen.
Kështu kaloi superjahti Nord prej 500 milionë dollarësh, në pronësi të miliarderit Alexei Mordashov, i cili është kryetar i një gjigandi rus të metaleve dhe minierave.
Nord është një ish-anije luftarake e konvertuar në jaht luksoz, 142 metra e gjatë. Ka 20 kabina, një garazh me makina luksoze dhe dy vende uljeje helikopterësh. Ajo u nis nga Dubai gjatë natës, duke kaluar ngushticën sot, në rrugën e saj për në Muscat, Oman, sipas të dhënave nga kompania e informacionit të transportit detar MarineTraffic.
Ajo kaloi “nën hundën” e amerikanëve, ndërsa një jaht i përmasave të tij sigurisht do ishte e vështirë të mos vihej re nga bllokada amerikane.
Top Channel