Netanyahu kërkoi falje presidenciale për akuzat ndaj tij, presidenti Herzog: Duhet të pranojë fajësinë dhe… 26/04 20:28
Hezbollahu tha se do të vazhdojë t’i përgjigjet “shkeljeve” të armëpushimit nga Izraeli, duke hedhur poshtë akuzat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se lëvizja pro-iraniane po e rrezikonte armëpushimin.
Në një deklaratë, Hezbollahu tha se sulmet e tij ndaj objektivave izraelite në Liban dhe Izrael ishin një “përgjigje e përhershme ndaj shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit nga armiku që nga dita e parë e shpalljes së armëpushimit të përkohshëm”.
“Shkelje të tilla do të përballen me një përgjigje dhe rezistencë nga Hezbollahu, i cili është gati të mbrojë territorin dhe popullin e tij, shtoi ai.
Top Channel