LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë
Shtëpinë e kanë mbi rrota, ndërsa oborrin kanë zgjedhur ta kenë buzë Adriatikut. Edhe pse jemi në pranverë, bregdeti i Karpenit në Kavajë është kthyer në një “lagje” ndërkombëtare.
Turistë kryesisht nga Gjermania dhe Franca kanë zgjedhur qetësinë e kësaj vije bregdetare, duke i dhënë turizmit të shtëpive lëvizëse, që nuk njeh stinë, më shumë gjallëri në këtë stinë.
“Jam nga Gjermania. Kam dy javë këtu dhe më pëlqen. Është vend i bukur. Javën tjetër do të shkoj në veri, në Alpe”, shprehet një turist.
“Njerëzit janë shumë dashamirës dhe është mirë të jetosh në Shqipëri. Plazhi, shumë i përshtatshëm dhe për familjet me fëmijë të vegjël”, u shpreh një tjetër prej tyre.
“Planifikuam Greqinë, por ndaluam këtu. Plazhi është i mrekullueshëm dhe nuk ka mbeturina si në vende të tjera”, deklaroi një prej tursiteve.
Por udhëtimi me kamper nuk është vetëm pushim pranë natyrës. Ata vëzhgojnë çdo detaj. Krahas mikpritjes, dëshmojnë edhe mangësitë që ende shoqërojnë plazhet tona, ku pastërtia mbetet sfida kryesore.
“Unë udhëtoj shumë dhe këtu nuk është shumë pastër krahasuar me vende të tjera europiane, si ato skandinave. Shihni atje tej, ka mbeturina”, tha një prej turistëve, duke ngritur një shqetësim.
Për këta vizitorë, kjo pjesë e Adriatikut mbetet një strehë e qetë. Dhe teksa bëhen gati për të eksploruar edhe alpet apo jugun e vendit, ata lënë pas mesazhin se turizmi i vërtetë nuk kërkon luks, por mjedis të pastër dhe vëmendje.
Top Channel