Aksident i frikshëm në një park argëtimi në Sevilje, katër të plagosur pas shkëputjes së një kabulli

25/04/2026 21:44

Katër persona u plagosën lehtë të premten në mbrëmje pas një aksidenti të frikshëm në një park argëtimi në Sevilje.

Sipas Shërbimit të Emergjencave të Seviljes (SESD), një kabllo e lojës së tipit kërcim bungee u pre ndërsa kapsula me dy pasagjerë ishte në ajër, duke e bërë atë të godiste me forcë një shtyllë hekuri dhe bazën e lojës.

Kapsula mbante dy fëmijë, të cilët, sipas pamjeve të publikuara, u frikesuan dhe mbetën të lidhur në vendet e tyre, duke u varur në ajër. Dy persona të tjerë u goditën nga mbeturinat që ranë në tokë. Shpëtimtarët mbërritën shpejt në vendngjarje dhe arritën t’i lirojnë fëmijët.

Të plagosurit u dërguan në një qendër shëndetësore lokale për trajtim të mëtejshëm, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Top Channel