Lajm i hidhur për Ard Gülerin dhe Real Madridin. Ylli turk ka pësuar një dëmtim muskulor në bicepsin femoral, i cili i vë pikën e fundit sezonit të tij me madrilenët.

Klubi spanjoll ka zyrtarizuar largimin e tij nga fushat për pjesën e mbetur të kampionatit.

Megjithatë, fokusi i Gülerit tani zhvendoset drejt një objektivi shumë më të madh Kupa e Botës 2026. Mesfushori 21-vjeçar, që kreu një nga sezenet më të shkëlqyera të karrierës së tij, do të përqendrohet tërësisht në rikuperim me qëllim të vetëm: të jetë i gatshëm për turneun më të madh të planetit, ku Turqia do të bëjë kthimin e saj historik.

Sezoni i Gülerit me Real Madridin ka qenë vërtet mbresëlënës. Ai ka regjistruar 4 gola dhe 9 asiste në La Liga, ndërsa ndaj Bayern Munichit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve shënoi dy gola spektakolare nga jashtë zone, duke u bërë vetëm lojtari i 18-të në histori që shënon dy herë në një ndeshje europiane si mysafir me fanellën e Los Blancos. Kulmin e sezonit e arriti më 14 mars, kur realizoi goditjen rekord prej 68 metrash ndaj Elche, goli më i gjatë i shënuar ndonjëherë në La Liga.

Güler largohet nga fushat i ndërgjegjshëm që e ka plotësuar detyrimin ndaj klubit. Tani pret ringjallja kombëtare dhe faza finale e ëndrrës me ylli me gjysmëhënë në gjoks.

Top Channel