Shkolla e Magjistraturës zhvilloi fazën e parë të provimit për vitin akademik 2026-2027, kalojnë fazën 172 konkurrentë, mes tyre ish-drejtori i policisë
21/04/2026 16:56
Shkolla e Magjistraturës zhvilloi sot fazën e parë të provimit të pranimit për vitin akademik 2026-2027.
Në provim u paraqitën 264 konkurrentë, teksa u zhvillua rregullisht dhe nën monitorim, bazuar në Rregulloren e Brendshme të Shkollës.
Provimi u vlerësua në sallë, me anë të pajisjes scan tron, në prani të konkurrentëve. 172 konkurrentë arritën të kalonin pragun e nevojshëm prej 60 pikësh për të vijuar konkurrimin në fazën e dytë
Mes konkurrentëve qe ka kaluar fazën e parë është edhe djali i prokurorit Xhevat Hana, Rezart Hana, si dhe ish-drejtori i policisë së Lezhës, Altin Mena.
Top Channel