Nga fama te burgu dhe atentati me 8 plumba, kush është aktori me jetën e trazuar që u arrestua sot në Tiranë
Ka marrë fund pas 11 ditësh arratia e një 18-vjeçari në Elbasan, i cili me motomjetin e tij kishte përplasur një të mitur, që po lëvizte me biçikletë në rrugën “Aqif Pasha” në Elbasan.
Sipas njoftimit të Policisë, J. Sh. është larguar nga vendi i aksidentit, duke mos i dhënë as ndihmën e parë të aksidentuarit. Si pasojë, tashmë duhet të përballet me pasojat ligjore.
NJOFTIMI I POLICISË – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, kapën dhe ndaluan shtetasin J. Sh., 18 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 09.04.2026, në bulevardin “Aqif Pasha”, dyshohet se ka përplasur me motomjetin që drejtonte, biçikletën me të cilën lëvizte një shtetas i mitur dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Top Channel