Përfshihet nga flakët një banesë në Starovë, zjarri nisi nga një kasolle, raportohet vetëm për dëme materiale
18/04/2026 11:56
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Starovë të Korçës.
Zjarri ka nisur nga një kasolle me dërrasa ngjitur me objektin dhe me pas është përhapur duke krijuar dëme të shumta materiale. Dyshimet e para janë se zjarri ka nisur nga një shkëndijë elektrike, por fatmirësisht 3 motra dhe nëna e tyre në atë moment ishin jashtë banesës.
Zjarri rrezikoi dhe një banesë tjetër ngjitur, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëses zjarri u vu në kontroll. Në vendngjarje kanë zjarrfikësja dhe policia.
Top Channel